Bllokimi i fluturimeve në Rinas, “AlbControl” kërkon ndihmë nga partnerët strategjikë; kërkesë për kontrollorë ajrorë nga vendet e tjera

08/04 9:55
Credits to Apollon TV
Bllokimi i fluturimeve në Rinas, “AlbControl” kërkon ndihmë nga partnerët strategjikë; kërkesë për kontrollorë ajrorë nga vendet e tjera

AlbControl ditën e sotme ka kërkuar ndihmë nga partnerët strategjikë për kontrollorë ajrorë nga vendet e tjetra.

Bëhet me dije se është kërkuar që të zëvendësohen kontrollorët ajrorë deri sa situata në aeroportin e Rinasit të zgjidhet.

Burime për media mësojnë se ka përgjigje pozitive nga vendet partnere dhe se kontollorët do të zëvendësohen.

Kujtojmë se fluturimet në Rinas janë pezulluar për shkak të protestës së kontrollorëve ditën e djeshme të cilët kundërshtojnë uljen e pagës prej pandemisë.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.