Blindohet Fieri e Lushnja, FNSH kontrolle nëpër rrugë, lokale dhe tunele, kërkohen persona të rrezikshëm që mbajnë armë pa leje; ka të arrestuar

27/03 21:01
Credits to Apollon TV
Blindohet Fieri e Lushnja, FNSH kontrolle nëpër rrugë, lokale dhe tunele, kërkohen persona të rrezikshëm që mbajnë armë pa leje; ka të arrestuar

Forca të shumta të FNSH, Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe të Komisariatit të Policisë Lushnjë prej mesditës së sotme po zhvillojnë kontrolle të shumta në lokale, rrugë, automjete, si dhe në disa fshatra në objekte të braktisura dhe tunele, pasi disponohen informacine se mund të strehohen persona të shpallur në kërkim.

Janë verifkuar shumë persona jo vetëm nga Lushnja, por edhe nga rrethe të tjera që ishin duke qarkulluar me automjete si dhe janë shoqëuar disa persona me precedent penal në Komisariat. Burime pranë Policisë së Shtetit bëjnë me dije se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu u ka tërhequr vëmëndjen Drejtorëve Vendorë dhe atyre të Kufirit dhe Migracionit me qëllim rritjen e efikasitetit të shërbimeve policore, për të parandaluar dhe goditur fenomenin e armbajtjes pa leje si dhe të trafikimit të lëndëve narkotike. 

Policia e Shtetit kohët e fundit po aplikon metoda të reja kontrolli për të parandaluar dhe goditur paligjshmërinë në çdo fushë, qooftë për parandalimin e akisdenteve rrugore ashtu edhe në atë të rritjes së parametrave të rendit e sigurisë, duke përdour automjete civile, dhe kontrolle të befasishme në çdo qark me përfshirjen e Forcave Operacinale të Lëvizshme, si FNSH e RENEA, me qëllim mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, por edhe krijimin e në ambineti sa më të sigurt përgjatë fushatës elektorale e në vijim. 

Kontrollet e befasishme mbrëmjen e djeshme në Vlorë dhe në fshatra të Vlorës çuan në sekuestrimin e dy armëve të zjarrit pistoleta dhe vënien në pranga të personave që qarkullonin e posedonin këto armë zjarri. Sikundër edhe operacioni policor i koduar “Fundjava”, nga Policia e Tiranës duke çuar në pranga një shtetas italian e dy shqiptarë që merreshin me trafik të armëve nga Italia në Shqipëri dhe më pas i shisnin në qytetete të ndryshme të vendit bashkë me lëndë narkotike kokainë, heroinë e kanabis. U arrestua Vladimir Gjoci, Gehard Gaci dhe Marco Maraschio.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.