Bleu telefon me këste nga “FINAL Sha”, e pëson keq çifti nga Fieri, jep një thes me para por ende rezulton debitor

16/12 19:14
Credits to Apollon TV

Ermal Gremi nga qyteti i Fierit më 16 shkurt të 2018 pranë shoqërisë FINAL sha merr një qira financiare prej 530 mijë lekësh të vjetra.

Kjo fletë e shkruar me gërma të vogla është kontrata e nënshkruar ndërmjet Ermalit dhe nëpunësit të shoqërisë FINAL sha. Është Xhoana Hasanbashi, bashkëshortja e Ermalit ajo që rrëfen historinë.

“Ky telefon ishte në shumën e 530 mijë lekësh të vjetra, u la që telefoni të paguhej me këste në FINAL sha. Detyrimi ishte për një vit, çdo muaj duhet të paguanim 65 mijë lek të vjetra. Në 6 muajt e parë nuk kemi pas vonesa, më pas po. Ne pothuajse gjatë gjithë kohës ishim në kontakt me z.Besnik që prezantohej si drejtor i Finalit. Kur vonoheshim ai bënte të ditur se sa para do të hidhnim në llogari. Ishte po ky person që na tha se:- “ju duhet të mbyllni 360 mijë lek të vjetra që të mbyllet kredia, pasi dhe final do të mbyllet.”

 Në fillim në llogari hodhëm 100 mijë më pas 300 mijë Lek. Kur shkoj pranë Finalit për të marrë një dokument që kisha bërë likujdimin aty pash që ky institucion nuk ekzistonte më. Ndërsa numrat e telefonit të Besnikut ishin të mbyllur. ”

Çifti i ri nuk u interesua më për qiranë financiare, sipas tyre detyrimet ishin shlyer ashtu siç i kish udhëzuar Besniku. Më 15 maj të 2019 final u drejtohet me këtë shkresë ku citohet se:

“Kreditori po konsideron nisjen e procedurës gjyqësore. Nisja e procesit gjyqësore do të ketë këto pasoja.

Ju duhet të paguani njëherësh të gjithë detyrimin e kredisë.

Do të sekuestrohen dhe shiten të gjitha pasuritë.

Detyrimit do t’i shtohen edhe shpenzimet e procedurës në gjykatë”.

“Një muaj më pas na vjen një dokument që lexonte Final në emrin e një avokateje. Aty kishte disa numra telefoni i provuam dhe na dolën të fikur. Edhe ne e lamë në heshtje sepse nuk kishim kur të përplaseshim.”

PS kësaj letre kërcënuese Final u zhduk përsëri. Tashmë shërbimet e Final sha do të jepeshin nga ACDA-ja.

“Sipas ADCA-së ne kishim një detyrim prej 800 mijë lekësh zëre se ishte shuma totale e telefonit. Ndërkohë pas dy ditësh vjen një tjetër dokument dhe shuma që i detyroheshim ishte 530 mijë lek të vjetra. I marr në telefon dhe them përse ndryshoi detyrimi, sipas tyre na kishte bërë tolerim drejtori. Unë thashë nuk jap asnjë kokërr leku nëse nuk më tregon që kjo shumë ka dal nga x diferencë ose pagesë.  Pas 2-3 ditësh më telefononin përsëri dhe më thonë që ke mundësitë paguash 300 mijë lek. Do më thënë tre shuma të ndryshme.”

Sa herë propozohej një shifër e re detyrimi, mungonte informacioni i origjinës se përse Ermal Gremi i detyrohej ACDA t’i jepte këtë shumë parash. Për këtë arsye çifti i ri i drejtohet Bankës së Shqipërisë, nga këtu mësojnë se duhet të paguajnë 20 mijë lek të reja.

“Banka e Shqipërisë më ka thënë që kam një detyrim prej 200 mijë lekësh të vjetra. I mora në telefon dhe ua tregova atyre të ACDA-së më thanë ok po të japim numrin e llogarisë, u kërkova një dokument që kam përfunduar punën më ta, por më thanë që nuk ta japim. Unë u dogja një kështu, lekët me ikën dhe sot jam debitore nuk dua të përsëritet historia. Kërkoj zgjidhje, raporton TopChannel.

Kontakti i fundit që çifti i ri ka pas me ACDA-në ka qenë para një viti. Ndërkohë që denoncuesit thonë që e kanë të pamundur të marrin një tjetër kredi pasi tashmë emri i tyre është i përfshirë në listën e zezë.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.