
Bledi Çuçi fillon zyrtarisht detyrën si Ministër i Brendshëm, prezanton anketimin e qeverisë suedeze mbi përceptimin për Policinë e Shtetit


Bledi Çuçi fillon zyrtarisht detyrën si Ministër i Brendshëm me prezantimin e anketimit të qeverisë suedeze mbi perceptimin për Policinë e Shtetit.
Ministri Çuçi e quajti ngjarjen e rëndë një “rast të veçuar që nuk ka lidhje me trajektoren e punës së policisë”.
Anketimi i kryer nga qeveria suedeze, tha Çuçi, është kryer përpara ngjarjes së rëndë që ndodhi pak ditë më parë, vrasjes së Klodian Rashës nga një efektiv policie, çka shkaktoi edhe një valë protestash dhe dorëheqjen e Sandër Lleshajt.
“Komunikimin e parë si ministër i Brendshëm me publikun ta bëj e ta paraqisja personalisht këtë barometër, rezultate të sondazhit për arsye se si gjithë shqiptaret, unë në këtë pozicion dhe si anëtar i qeverisë ndihem shumë mirë që perceptimi për punën e bërë nga policia që prej 2013 e deri më sot është jashtëzakonisht pozitiv.
Do e shohim bashkarisht kur të kalojmë rezultatet kryesore të sondazhit por ndihem mirë për këtë komunikim të policisë me publikun e ndryshim rrënjësor të perceptimit të punës.