Berisha non grata në SHBA, Rama shmang komentin për gazetarët, fokusi te qeverisja

26/05 15:20
Credits to Apollon TV
Berisha non grata në SHBA, Rama shmang komentin për gazetarët, fokusi te qeverisja

Vetë nuk kishte bërë deklaratë, por edhe kur u pyet nga gazetarët, kryeministri Rama preferoi të mos e komentojë shpalljen non-grata të Sali Berishës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rama tha se është i fokusuar te punët e qeverisë dhe nuk dëshiron të vijojë politikën konfliktuale me kundërshtarët politikë.

“Unë jam 100% i fokusuar te punët. Ne nuk e kemi ndalur punë asnjë ditë gjatë fushatës dhe pas fushatës se s’ka kohë për pushim dhe jam i vendosur të çelim një rrugë të re në aspektin e komunikimit publik dhe të shmangim të gjitha ato aspekte që e kanë kthyer jetën politike të vendit në jetë rraskapitëse të vendit. Për mua ka rëndësi sa vaksina kryhen gjatë ditës sa përparojnë kantieret e rindërtimit gjatë ditës, sa përmbushën angazhimet tona dhe mbi të gjitha për t’i vënë pikë kësaj që thashë, po punojmë intensivisht për mandatin e tretë dhe së shpejti do të dalim me programin e angazhimeve konkrete para shqiptarëve në kongresin tonë të 12 qershorit”.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.