
Berisha ne mbledhjen e Grupit Parlamentar: Nisim sesionin e betejave me te fuqishme!

Ish-kryeministri Sali Berisha, ashtu siç edhe u njoftua dje, ka mbledhur sot Grupin Parlamentar të Rithemelimit. Berisha u shpreh dje se në mbledhje do ketë diskutime mbi vendimmarrjen dhe funksionimin e Grupit Parlamentar. Sakaq, kjo mbledhje vjen në kuadrin e nisjes së sesionit të ri parlamentar.
Berisha e nisi fjalën e tij duke thënë se ky sesion parlamentar do të startojë me sesionin e betejave “më të fuqishme kundër këtij regjimi të damkosur në shkallë maksimale, në rrafshin kombëtar dhe ndërkombëtar”. Po ashtu ai tha se Edi Rama po mban në burg Fredi Belerin në mënyrë që t’i skadojë afati 90 ditë për të mos u betuar si kryetari i ri i bashkisë së Himarës.