Berisha ‘dorëzohet’ përballë Bashës!Regjistrohet nën siglën e Metës për zgjedhjet e Kukësit

07/09 13:48
Credits to Apollon TV
Berisha ‘dorëzohet’ përballë Bashës!Regjistrohet nën siglën e Metës për zgjedhjet e Kukësit

Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ i përbërë nga Rithemelimi me në krye ish kryeministrin Sali Berisha dhe Partia e Lirisë me kryetar Ilir Metën, ka dorëzuar në KQZ kërkesën për tu regjistruar në zgjedhjet e 24 shtatorit për Bashkinë Kukës.

Berisha ka ndjekur të njëjtën strategji si në zgjedhjet vendor të 14 majit, duke futur në koalicionin me PL-në edhe PDSH-në, kërkesë kjo që aso kohë iu refuzua.

Teksa Berisha nuk arriti të regjistronte kandidatin e tij nën logon e Partisë Demokratike, pasi kjo fundit njeh zyrtarisht kryetar Lulzim Bashën, ka vendosur të përdorë koalicionin me Ilir Metën për të regjistruar kandidatin e tij, Emri Vata.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike, ndonëse nuk ka ende një kandidat e ka hedhur hapin e parë për zgjedhjet që pritet të mbahen më 24 shtator. Ajo është regjistruar si parti politike për pjesëmarrjen në zgjedhjet për bashkinë e Kukësit.

Mësohet se PD po pret sugjerimin e kryesisë së degës së Kukësit për të vendosur nëse do nxjerrë kandidat apo jo. Sakaq partitë politike kanë afat deri më datë 8 shtator për të regjistruar kandidatët e tyre.

I përzgjedhuri i Partisë Socialiste si kandidat zyrtar për kryebashkiak të Kukësit, është Albert Halilaj. Zgjedhjet në Kukës do të përsëriten pasi Safet Gjici dha dorëheqje pas videoskandalit në zyrën e tij.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.