“Berisha, Berisha, Berisha”, VIDEO: 7.000 anëtarët e PD në këmbë për liderin historik, ish-kryeministri i vetmi me maskë anti-Covid

17/07 12:47
Credits to Apollon TV
“Berisha, Berisha, Berisha”, VIDEO: 7.000 anëtarët e PD në këmbë për liderin historik, ish-kryeministri i vetmi me maskë anti-Covid

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka nisur sot punimet e saj për procesin e reformimit. I pari që ka folur ka qenë kreu i PD Lulzim Basha, e tashmë organet e ngritura dhe të propozuara nga Partia po drejtojnë gjithë procesin tjetër.

Në sallën e Pallatit të Kongreseve mes 7.000 anëtarëve të PD është dhe ish-kryeministri dhe lideri historik i demokratëve Sali Berisha.

Siç shihet në videon e mëposhtme, sapo ai ka mbërritur sallë, të gjithë anëtarët apo delegatët janë ngritur në këmbë. Me thirrjet “Berisha, Berisha, Berisha” ata janë ngritur në këmbë dhe kanë duartrokitur liderin historik të PD. Sali Berisha është i vetmi që shfaqet me maskë anti-covid në sallë (me aq sa transmetojnë kamerat).

Në një moment, edhe ai e heq maskën dhe takon zyrtarë të lartë të PD që qëndrojnë në ulëset pranë tij.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.