BERAT, ZHVILLOHET SIMULTANIA E SHAHUT NËN MOTON “SHAHU ËSHTË ÇDO GJË: ART, SHKENCË DHE SPORT”

18/05 18:23
Credits to Apollon TV
BERAT, ZHVILLOHET SIMULTANIA E SHAHUT NËN MOTON “SHAHU ËSHTË ÇDO GJË: ART, SHKENCË DHE SPORT”

Ditët e bukura të pranverës shoqërohen me shumë aktivitete të organizuara nga Bashkia Berat. Me dëshirën e talenteve te rinj në fushën e shahut, u bë i mundur organizimi i simultanes që përkoi me ditëlindjen e kampionit të parë të botës, Ëilhelm Steinitz. Shahu është cdo gjë : art, shkencë dhe sport.Kjo ishte motoja që motivoi simultanen e sotme të drejtuar nga Mjeshtri ndërkombëtar Llambi Pasku. Shpirti i garës binte vecanërisht në sy tek të rinjtë e shkollave të mesme, dhe grupi i akademisë së shahut.” Shahu nuk është për shpirtrat e ndrojtur”. Kjo është një nga thëniet më të bukura të shahistit austriak Ëihelm Steinitz, ditëlindjen e të cilit e përkujtuan sot të rinjtë e guximshëm shahistë të Beratit. Nga studimi i të kaluarës së largët të Beratit , del qartë se loja e shahut ka qënë e njohur në shekujt e kaluar krahas lojërave të tjera të teyezës, por natyrisht me të merrej paria e qytetit dhe vetëm pas viteve 30 të shekullit të kaluar u bë lojë kafeneje.Tashmë Berati është kthyer në kryeqytetin e shahut,për shkak të masivizimit të tij.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.