BERAT, UJËSJELLËSI I RI NË MBRAKULL DO TË FURNIZOJË 24 ORË ME UJË 1300 BANORË

08/06 20:23
Credits to Apollon TV
BERAT, UJËSJELLËSI I RI NË MBRAKULL DO TË FURNIZOJË 24 ORË ME UJË 1300 BANORË

Kanë filluar punimet për ndërtimin e ujësjellësit të ri në fshatin Mbrakull të bashkisë Polican i cili do ti japë zgjidhje problemit të furnizimit me ujë të pijshëm 1300 banorëve . Sipas kryetarit të fshatit Themistokli Hitollari ky investim do ti japë fund mungesës së ujit të pijshëm për banorët të cilët prej 30 vitesh furnizoheshin me dy ose tre orë në ditë nga linja e ujësjellësit të bashkisë Berat.Po sipas tij linja e re e ujësjellësit do të furnizojë pandërprerje me ujë cilësor dhe sasior më shume se 800 familje përgjatë 24 orëve .Specialisti i punimeve ka pohuar se zbatuesi i projektit “ Shëndellia” shpk e profilizuar në ndërtime ujësjellësash ka përfunduar punimet për shtrirjen e linjës kryesore të rrjetit që lidhet me stacionin e pompave dhe depon e ujit , ndërtimin e pusetave teksa punimet po vazhdojnë për ndërtimin e linjës shpërndarëse të ujësjellësit e cila do të furnizojë me ujë banorët e lagjeve të fahatit Mbrakull.Ky projekt është jetik ka thënë kreu i fshatit dhe i shumëpritur pas një mungese të gjatë.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.