Berat/ Shkel masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, arrestohet në flagrancë 54 vjeçari.

Berat
Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. D., 54 vjeç, banues në Berat.
Arrestimi i tij u bë pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është kapur nga shërbimet e Policisë jashtë ambienteve të banesës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
TË NGJASHME