BERAT, KONCERT NË MBËSHTETJE TË PERSONAVE ME AFTËSI NDRYSHE

17/07 18:05
Credits to Apollon TV
BERAT, KONCERT NË MBËSHTETJE TË PERSONAVE ME AFTËSI NDRYSHE

Berati nën yje. Ky ka qënë koncerti i organizuar nga grupi Vox Baroque me mbështetjen e Institutit të kërkimeve urbane në kuadër të peojektit “ Turizëm për të gjithë” , i cili ka për qëllim që personave me aftësi ndryshe , dhe të moshuarve , tu mundësojnë përfshirjen në aktivitetet sociale . Koncerti i larmishëm

artistik është organizuar në ambientet e kalasë me pjesëmarrjen e sopranos Ulpiana Aliaj , Jusuf Beshiri në piano, Deniz Bizhga në kitarë dhe Arben Skënderi në violincel.Sipas drejtuesit të projektit “ Turizëm për të gjithë” Drin Nushi, infrastruktura aktuale lë shumë për të dëshiruar dhe shumë pak pjesë të kalasë janë të aksesueshme për këtë kategori personash ndaj Bashkia Berat ka hartuar një projekt i cili do të zbatohet shumë shpejt dhe do të mundësojë brenda kësaj vere aksesueshmërinë e ambienteve të kalasë edhe nga kategoria e personave me aftësi ndryshe me qëllim argëtimin dhe socializimin e tyre.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.