Berat/ Goditet një rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Arrestohen dy shtetas, shpallet në kërkim një tjetër.

30/03 7:46
Credits to Apollon TV


Dy të rinj janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga Policia e Beratit, pasi në automjetin e tyre mbanin lëndë narkotike e dyshuar hashash.

Berat

Goditet një rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Arrestohen dy shtetas, shpallet në kërkim një tjetër.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

E. M., 21 vjeç dhe X. M., 27 vjeç, të dy banues në lagjen Uznovë, Berat, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. L.

Pas informacioneve të marra nga Policia se këta shtetas posedonin lëndë narkotike në mjetin e tyre, nga ana e Policisë, në aksin rrugor Poliçan-Berat, në vendin e quajtur “Qafa e mullirit” u organizua puna për ndalimin e tyre.

Shtetasit e lartpërmendur nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, i kanë kundërshtuar ata duke goditur me mjetin e tyre mjetin e Policisë dhe më pas janë larguar nga vendngjarja.

Menjëherë shërbimet e Policisë u vunë në ndjekje për kapjen dhe ndalimin e tyre. Gjatë ndjekjes konstatuan se këta shtetas kanë hedhur nga mjeti i tyre një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme procedurale.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.