BERAT, ÇELET EKSPOZITA “VLERAT E QYTETIT TIM” ME PUNIME TË FËMIJËVE TË GRUPIT ART COLOR

30/05 18:37
Credits to Apollon TV
BERAT, ÇELET EKSPOZITA “VLERAT E QYTETIT TIM” ME PUNIME TË FËMIJËVE TË GRUPIT ART COLOR

Sot në pedonalen e qytetit të Beratit , në bashkëpunim me bashkinë , grupi Art Color ka celur ekspozitën “ Vlerat e qytetit tim” Sipas profesor Jani Kumatit, në këtë ekspozitë morën pjesë 45 fëmijë të cilët ekspozuan 87 punime të zhanreve të ndryshme.
Një ndër nxënëset pjesëmarrëse në ekspozitë u shpreh se ky aktivitet i jep vlerë punës tonë . Unë u paraqita me kishën e Shën Mëhillit thotë Helena Gërmau , ndërsa Nensi Kapllani thotë se u paraqit me nje peisazh me fokus pjesën ballore të Mangalemit. Kjo punë që ekspozuam na frymëzon që ta duam qytetin tonë me vlera të jashtëzakonshme thonë artistet e reja.

Ekspozita qëndroi e hapur për gjithë artdashësit beratas nga ora 10-12.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.