BERAT, BESIMTARËT MYSLIMANË NDËRTOJNË BANESË TË RE PËR FAMILJEN E VARFËR RROGA

20/06 20:20
Credits to Apollon TV
BERAT, BESIMTARËT MYSLIMANË NDËRTOJNË BANESË TË RE PËR FAMILJEN E VARFËR RROGA

Familja e varfër Rroga në fshatin Banaj të Urës Vajgurore tashmë do ti gëzohet një banese të re. Ka qënë ndihma e Hoxhë Mazllëm Mazllëmit dhe e shumë besimtarëve muslimanë të Prizrenit që kanë mundësuar ndërtimin e një  banese të re për familjen  pesë – anëtarëshe e cila përballë varfërisë ekstreme përballet dhe me një sërë problemesh të tjera sociale dhe shëndetësore. Falënderoj të gjithë besimtarët që më besuan shumat financiare për ndërtimin e një banese të denjë   për këtë familje të shumëvuajtur ka thënë Hoxhë Mazllëmi.

Me lot në sy kryefamiljarët kanë shprehur mirënjohjen e thellë për këtë akt bamirësie që do tu ndryshojë tërësisht jetën.

Sinkron burri dhe gruaja

Po kaq e emocionuar është shprehur dhe Lindita nënë e divorcuar që tashmë jëton te prindërit e saj.

Tashmë familja pesëanëtarëshe Rroga do të ketë mundësi të jetojë në kushte komode duke lënë pas jetesën e vështirë 20 – vjecare në një dhomë të amortizuar me llamarina dhe që pamundësia financiare nuk do tu mundësonte asnjëherë një banesë të denjë për të jetuar si gjithë të tjerët.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.