BERAT, BESIMTARËT MYSLIMANË FALIN NAMAZIN NË PEDONALEN E QYTETIT

20/07 18:16
Credits to Apollon TV
BERAT, BESIMTARËT MYSLIMANË FALIN NAMAZIN NË PEDONALEN E QYTETIT

Në Berat falja e namazit është organizuar në pedonalen e qytetit ku qindra besimtarë myslimanë kanë kryer faljen e Kurban Bajramit. Falja e namazit është bërë nga imam Ainald  Mali i cili në fjalën e tij para besimtarëve u ndal te rëndësia e kësaj feste për të gjithë myslimanët në mbarë botën.

Ai ka ftuar besimtarët që të besojnë në Kuranin famëlartë dhe tek porositë e profetit Muhamed. Festa e Kurban Bajramit është festa e sakrificës , mirësisë dhe devocionit dhe në tavolinën e Kurban Bajramit, vend kryesor zë kurbani i një kafshe të flijuar , mishi i së cilës ndahet në tre pjesë. Familja mban një të tretën , një e treta tjetër jepet për të afërmit , shokët dhe fqinjët, dhe një e treta e mbetur, u ndahet të varfërve dhe nevojtarëve.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.