BERAT, AGRON SHEHAJ: PO KANDIDOJ SE DUA QË PD TË NDRYSHOJË, TË FITOJË ZGJEDHJET E ARDHSHME

02/06 20:05
Credits to Apollon TV
BERAT, AGRON SHEHAJ: PO KANDIDOJ SE DUA QË PD TË NDRYSHOJË, TË FITOJË ZGJEDHJET E ARDHSHME

Gara për kren e PD-së. Agron Shehaj nga Berati:-“Në 13 Qershor demokratët do zgjedhin midis humbjes dhe fitores. PD-ja duhet të ndyshojë lidership që të bëhet më e fortë dhe të fitojë zgjedhjet e ardhshme me votë”.

Kandidati në garën për kryetar të Partisë Demokratike të Shqipërisë,Agron Shehaj ka zhvilluar sot disa takime me demokratët e qarkut të Beratit.Pasi është ndalur dhe ka bashkëbiseduar me demokratët në Kuçovë e Urë-Vajgurore,ku edhe ka shpalosur platformën e tij për drejtimin e Partisë Demokratike,Shehaj është ndalur edhe në qytetin e Beratit. Gjatë takimit me demokratët e Beratit,Shehaj ka deklaruar se,po kandidon për kreun e PD-së sepse kërkon që PD të ndryshojë,të bëhet më e fortë dhe të fitojë zgjedhjet e ardhshme.Sipas Shehaj-lidershipi i PD-së duhet të jepte menjëherë dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve sepse ka qënë ai lidership që vetë ka vendosur dhe vetë ka vulosur,pa pyetur askënd.”Nuk ndodh në asnjë vend të Europës që kryetari i një partie,pasi humb zgjedhjet,të vazhdojë akoma të drejtojë partinë. Dua të jem i qartë me ju se e vetmja mënyrë për të ardhur në pushtet dhe e vetmja mënyrë për të rrezuar Edi Ramën është nëpërmjet votës.E vetmja rrugë për të arritur drejt fitores është hapja e partisë dhe promovimi i saj.Lidershipi deklaron se PD nuk i ka humbur zgjedhjet por ja kanë vjedhur,kurse unë them se ne nuk fituam,ne nuk jemi në pushtet dhe nqs nuk evidentojmë gabimet ne nuk munda ta marrim kurrë pushtetin.Në 13 Qershor demokratët nuk do të zgjedhin kryetarin por do të zgjedhin midis humbjes dhe fitores”-,ka thënë Shehaj.
Takimi midis Shehaj dhe demokratëve të Beratit u zhvillua në formën e një bashkëbisedimi,ku demokratët i drejtuan Shehaj pyetje nga më të ndryshmet.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.