BELINË, RREGULLOHET DEFEKTI I POMPËS SË UJIT QË FURNIZON KANALET UJITËSE TË TOKAVE BUJQËSORE

30/06 19:01
Credits to Apollon TV
BELINË, RREGULLOHET DEFEKTI I POMPËS SË UJIT QË FURNIZON KANALET UJITËSE TË TOKAVE BUJQËSORE

Një ditë pas ankesave të fermerëve të fshatit Belinë , të njësisë administrative Zharrëz, për mumgesën e ujit në kanalet ujitëse të tokave bujqësore dhe dëmeve që po u shkaktohen në kulturat e mbjella, Drejtoria e mirembajtjes urbane dhe rurale në bashkinë Patos, ka rregulluar difektin e pompës së ujit që furnizon nga lumi Seman , kanalet e sistemit ujitës. Drejtori i kësaj drejtorie , Agim Muskaj u shpreh se prej disa ditësh pompa nuk që funksiononte do të rikthehet në gjëndje pune pas ndërrimit të pajisjeve të djegura. Sipas fermerëve tashmë do të mundësohet vaditja e bimëve teksa kërkojnë pastrimin e kanaleve ujitëse kryesore të dyta.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.