Bëjnë gara në mes të Cërrikut, përplasin “kokë më kokë” dy automjetet

07/01 21:37
Credits to Apollon TV

Dy automjete janë përfshirë në një aksident mbrëmje e kësaj të enjteje në qytetin e Cërrikut. Edhe pse kushtet e vështira të motit nuk janë në favor të shpejtësisë së lartë, dy drejtuesit kanë marrë “riskun” mbi veten dhe kanë vendosur të bëjnë një garë brena në rrugët e qytetit ku është e edhe një zonë e banuar.

Nga shpejtësia e tepër dy automjetet janë përplasur “kokë më kokë” , ku për pasojë të plagosur kanë mbetur edhe dy shoferët e “guximshëm”.

Aksidenti ka ndodhur në mes të një zone të banuar, ku për fat nuk ka pasur persona të tjerë të lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat po mbledhin provat dhe për të zbuluar shkaqet që çuan në aksident dy shtetasit.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.