“Becchetti s’do fusë duart në xhepin e shqiptarëve”, Rama: Iliri dhe Saliu do marrin atë që s’thuhet e nuk hahet

07/04 14:51
Credits to Apollon TV

Kryeministri Edi Rama thotë se biznesmeni italian Francesco Becchetti nuk do të “fusë duart në xhepat e shqiptarëve”, ndonëse fitoi gjyqin për 110 milion euro dëmshpërblim.

Gjatë fjalës në një takim elektoral në Tepelenë, Rama tha se Becchetti ëshë i kërkuar nga drejtësia shqiptare. Kreu i qeverisë sulmoi presidentin Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha duke i quajtur “marifetçinj të paskrupullt”.

“Dy njerëzit më të gëzuar për një gjyq që ne e humbëm pasi kemi fituar 3 të tjerë me një marifetçi të paskrupullt, ishin po këta. Dalin me trakte lart e poshtë natën se shqiptarët do paguajnë nga xhepi një gjobë 110 milionë. Ai marifetçiu së bashku me Ilirin e Saliun do marrin atë që nuk thuhet, do marrin atë që nuk hahet, mbetet por nuk hahet. Ai është një i kërkuar nga drejtësia shqiptare dhe s’mund ta lejojmë të fusë duart në xhepin e shqiptarëve”, deklaroi Rama.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.