Bashkia nuk i gjeti punë, 58 vjeçari në Kuçovë ngjitet në pusin e naftës dhe kërcënon se do të hidhet

28/06 13:18
Credits to Apollon TV
Bashkia nuk i gjeti punë, 58 vjeçari në Kuçovë ngjitet në pusin e naftës dhe kërcënon se do të hidhet

Nikollaq Bushi, 58 vjeç, kërcënon prej paradites së sotme se do të hidhej nga pusi i naftës në Kuçovë, pasi Bashkia e këtij qyteti nuk i kishte gjetur punë

Policia ka marrë dijeni për këtë ngjarje rreth orës 11.45 të mëngjesit të sotëm. Pranë pusit të naftës ndodhet Policia, forcat Zjarrfikëse dhe punonjës të Bashkisë së Kuçovës. Ka qenë mos-mbajtja e premtimit për një vend pune që ka bërë që ky shtetas të tentojë vetëflijimin.

Me 58 vjeçarin Nikollaq Bushi po tentohet të negociohet edhe aktualisht që ai të zbresë nga lartësia ku ndodhet.

Kuçovë/ Informacion paraprak

Rreth orës 11:45 kemi marrë njoftim se shtetasi N.B., 58 vjeç, banues në lagjen 11 Janari, Kuçovë, ka hipur në një platformë metalike të pusit të naftës, duke pretenduar se do të hidhet, pasi nuk është sistemuar me punë nga Bashkia.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikses si dhe punonjësit e Bashkisë Kuçovë, të cilët po negociojnë me shtetasin N.B me qëllim zbritjen e tij.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.