Bashkia e Korçës nis gjobat, protestë nga shoferët e furgonëve dhe taksive

15/05 17:25
Credits to Apollon TV
Bashkia e Korçës nis gjobat, protestë nga shoferët e furgonëve dhe taksive

Drejtues të mjeteve që shërbejnë taksi protestuan të premten, pasi Bashkia e Korçës ka nisur t’i gjobisë nëse nuk kthehen bosh pasi të kenë lënë pasagjerët në një destinacion të qarkut.

Për shembull, ata furgona taksi që çojnë pasagjerët drejt Korçës, rrugën e kthimit duhet ta bëjnë bosh. “Jemi gjobitur, gjoba varion nga 5 000-25 000 mijë lekë”.

Shoferët thonë se kanë 30 vite që e bëjnë këtë punë, por vetëm këtë javë bashkia po vendos gjoba. Ndërkohë që nuk kanë më asnjë terminal, akuzojnë bashkinë se lejon konkurrencën e pandershme me autobusët.

Jashtë kamerave, specialisti i licensimit të transportit pranë Bashkisë së Korçës, Nikolin Lika, tha se të gjithë drejtuesit e mjeteve që janë të licensuar pranë bashkive respektive nuk mund të marrin pasagjerë nga bashkitë e tjera, pasi, sipas tyre, neni 37 i ligjit të transportit ndalon funksionimin e taksive në linjë të rregullt.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.