
Basha uron katolikët për Pashkët dhe jep mesazhin: Sot si asnjëherë më parë jemi në udhëkryq, le të gjejmë forcën për të kapërcyer çdo vështirësi


Kreu i PD-së Lulzim Basha ka uruar të gjithë besimtarët katolikë me rastin e ditës së Pashkave.
Me anë të një postimi në Facebook, Basha shkruan se kremtimi i Pashkëve shënon triumfin mbi të keqen dhe forcën e jashtëzakonshme të ringjalljes dhe dashurisë.
Basha teksa uron besimtarët katolikë për Pashkët ka dhënë edhe mesazhin, ku shkruan “si asnjëherë më parë jemi në udhëkryq, të gjithë së bashku le të gjejmë forcën për të kapërcyer çdo vështirësi me zemrat e mbushura me besim se aspiratat tona do të bëhen realitet”.
Postimi i plotë i Bashës:
Nga zemra ju uroj Gëzuar Pashkët të gjithë besimtarëve katolikë.
Kremtimi i Pashkëve shënon triumfin mbi të keqen dhe forcën e jashtëzakonshme të ringjalljes dhe dashurisë. Sot, kur si asnjëherë më parë jemi në udhëkryq, të gjithë së bashku le të gjejmë forcën për të kapërcyer çdo vështirësi me zemrat e mbushura me besim se aspiratat tona do të bëhen realitet.
Prandaj ju motra e vëllezër që po kaloni vështirësi shëndetësore, nëna dhe baballarë që sot jeni në pamundësi ekonomike, të rinj e të reja që mendoni emigrimin, mbushini zemrat tuaja me shpresë se ditë më të mira po vijnë.
Zoti e bekoftë Shqipërinë.
Për shumë vjet gëzuar!