Basha uron Amerikën me fjalët e Deklaratës së Pavarësisë: Të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë

04/07 11:31
Credits to Apollon TV
Basha uron Amerikën me fjalët e Deklaratës së Pavarësisë: Të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka uruar sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Ditën e Pavarësisë së 245-të.

Në mesazhin e tij, Basha shkruan se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë, teksa shkruan “ata janë pajisur nga Krijuesi me të drejta të patjetërsueshme, se midis këtyre të drejtave janë Jeta, Liria dhe kërkimi i Lumturisë”.

“Happy Independence Day! 🇺🇸🇦🇱”, shkruan Basha, shoqëruar me një foto, në të cilën shton se “Ne i mbajmë këto të vërteta si të vetëkuptueshme, se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë, se ata janë pajisur nga Krijuesi me të drejta të patjetërsueshme, se midis këtyre të drejtave janë Jeta, Liria dhe kërkimi i Lumturisë”.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.