Basha: Shqiptarët më të penalizuar nga korrupsioni! Paguajnë më shumë për shërbimet publike sesa rajoni

06/04 8:00
Credits to Apollon TV

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka renditur një tjetër dështim të kryeministrit Edi Rama.

Në rrjetet sociale, Basha thotë se shqiptarët janë qytetarët më të penalizuar nga korrupsioni, pasi paguajnë tarifat më të larta për shërbime.

“Në cilin vend të rajonit qytetarët janë më të penalizuar nga korrupsioni? Përgjigja Shqipëria. Shqiptarët paguan tarifa korrupsioni për shërbimet publike tre herë më shumë se në rajon”, thuhet në postimin e kreut të PD.

Basha kujton gjithashtu se nga zgjedhjet e 25 prillit na ndajnë edhe 18 ditë.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.