Basha nga Durrësi: Rezultati i zgjedhjeve nuk do të njihet kurrë. Beteja jonë deri në rrëzimin e regjimit të Ramës

11/05 11:51
Credits to Apollon TV
Basha nga Durrësi: Rezultati i zgjedhjeve nuk do të njihet kurrë. Beteja jonë deri në rrëzimin e regjimit të Ramës

Pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit, kreu demokrat Lulzim Basha ka nisur sot nga Durrësi takimin me strukturat e PD-së së çdo qarku.

Në fjalën e tij kreu demokrat tha se rezultati i 25 prillit nuk do të njihet kurrë. Sipas Bashës beteja e demokratëve do të mbarojë me përmbysjen e regjimit të Ramës.

“Është e qartë si ky diell që shndrin që ky rezultat nuk do të njihet kurrë dhe për kë mendon se 25 prilli është mbarimi i betejës tonë për t’u siguruar durrsakëve dhe të gjithë shqiptarëve të ardhmen që meritojnë në vend të masakrës mbi demokracinë, mbi familjet e tyre, mbi bizneset e tyre, mbi të ardhme e tyre e ka gabim. Beteja jonë vazhdon dhe do të vazhdojë deri në përmbysjen e regjimit Rama-Doshi”.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.