Basha në Fier: Kur ishte puna për rrëzimin e regjimit, ne dogjëm mandatet, beteja ishte për shqiptarët

14/05 12:35
Credits to Apollon TV
Basha në Fier: Kur ishte puna për rrëzimin e regjimit, ne dogjëm mandatet, beteja ishte për shqiptarët

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi këtë të premte një takim me strukturat e partisë në qytetin e Fierit, të cilat i vlerësoi dhe falënderoi për punën e bërë më 25 prill, ndërsa ritheksoi edhe njëherë tjetër se zgjedhjet u vodhën.

“Ju falënderoj nga zemra për sakrificën personale dhe të gjithë ata mijëra demokratë që drejtuat në betejën epike të 25 prillit, ku kishim një kundërshtar që riktheu metodat dhe praktikat e regjimit të përmbysur më 1992. Gjurmët e asaj beteje janë kudo. Pritshmëritë tona ishin më të larta, tmerri i kundërshtarit ishte më i lartë. Edi Rama iu përgjigj me shitblerje masive të votave, me shkelje flagrante të kodin që miratuan në mënyrë të njëanshme. Vullneti i qytetarëve më 25 prill u tjetërsua, u tjetërsua përmes vjedhjes, të përdorimit të të dhënave personale të qytetarëve, duke nxjerrë zbuluar ata që e di e gjithë bota, binomin Rama-krim, Rama-Doshi”, tha Basha.

Më tej, kreu demokrat theksoi se beteja ka qenë për shqiptarët edhe kur u mor vendimi për djegien e mandateve. “Kur ishte puna për t’i dhënë shqiptarëve mundësinë e rrëzimit të regjimit në mënyrë të parakohshme ne dorëzuam edhe atë pushtet që kishim duke djegur mandatet jo për të tradhtuar besimin e atyre që kishin votuar demokratët siç na thonë sot disa si kofini pas të vjelit, por për t’u përballur siç u përballëm dhemb për dhemb. Pra, kjo betejë nuk ishte për pushtetin tonë, e kam thënë prej ditës së parë, e keni dëgjuar nga goja ime, e keni dëgjuar nga goja e përfaqësuesve tanë politikë, e kandidatëve tanë në çdo takim fushate. Ndaj dhe moto dhe mesazhi kryesor i fushatës tonë ngërthente atë që do çdo shqiptar, çdo shqiptar pa përjashtim: Bashkë për ndryshim, Shqipëria Fiton!”.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.