
Basha e ftoi për kafe, Bardhi e refuzoi “Hipokrit!”

Përçarja në Partinë Demokratike ka marrë të tjera përmasa, pas seancës së parë të Kuvendit ditën e hënë. Gazment Bardhi ka thirrur një mbledhje të të gjithë deputetëve që kanë dalë nga listat e PD-së në zgjedhjet e prillit 2021.
Berisha dhe mbështetësit e tij të Foltores kanë premtuar pjesëmarrjen. Mbledhja është thirrur në orën 12:00, ndërsa një orë më parë, Lulzim Basha i paraprin me një takim me kolegjin e kryetarëve të partisë.
Kolegji përbëhet nga kryetarët e degëve dhe drejtuesit e tjerë të partisë, që sipas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ligjërisht i takon Lulzim Bashës. Të hënën, Basha u përplas ashpër me Gazment Bardhin.
Ky i fundit e quajti hipokrit, në momentin që Basha e ftoi për kafe në përfundim të seancës hapëse të Kuvendit.