Barriera i çan makinën, 40-vjeçari shqiptar në Itali në gjendje të rëndë

30/06 15:18
Credits to Apollon TV
Barriera i çan makinën, 40-vjeçari shqiptar në Itali në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Vasto, në via Cardone.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se një makinë tip “Mercedes” humbi kontrollin dhe përfundoi duke u përplasur me barrierën e rrugës, e cila çau automjetin.

40-vjeçari shqiptar mbeti i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë në spitalin Vasto pas operacioneve të vështira për nxjerrjen e tij nga makina.

Karabinierët dhe policia shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë shkaqet e aksidentit që mund të kishte rezultuar fatal për shqiptarin.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.