
Barnat nuk njohin krizë, importet u rritën me 17% gjatë këtij viti

Importet e produkteve farmaceutike shënuan rritje me 17% gjatë periudhës janar-gusht 2023. Por edhe pse importet kanë ardhur në rritje krahasuar me vitin 2022, në vlerë ato shënuan rënie me 1%.
Të dhënat e INSTAT, tregojnë se gjatë muajve të parë të këtij viti u importuan 4400 tonë barna. 600 më shumë se një vit më parë por me çmim më të lirë. Zgjerimi i importeve për këtë kategori ka ardhur dhe si rrjedhojë e plakjes së popullsisë dhe rritjes së kërkesës për barna për shkak të sëmundjeve.
Të dhëna e institutit të statistikave tregojnë gjithashtu se shqiptarët kanë akses të ulët në ilaçet kryesore që trajtojnë kryesisht sëmundjet, kardiovaskulare dhe ata autoimune. Ndërkohë sa i takon fondeve buxhetore për rimbursimin e medikamenteve, ato nuk kanë ndryshuar për vite me radhë edhe pse nevojat e popullatës në plakje janë në rritje.