Baret dhe restorantet do të punojnë deri në orën 18:00, ndalohet festimi i Vitit të Ri, shteti fqinj shtrëngon masat për shkak të Covid-19

15/12 16:43
Credits to Apollon TV

Kryeministri Zoran Zaev sot në konferencë për media ka njoftuar se Qeveria ka pranuar vendimin e propozimeve të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse për masat e reja.

Masat e reja kanë të bëjnë kryesisht me orarin e punës të kafeneve dhe restoranteve, kështu që, ato do të duhet të punojnë deri në ora 18:00.

“Masat kanë të bëjnë me kufizimin e orarit të punës për restorantet, ndalesa për organizimin e festave të fundvitit në hapësira të hapura dhe të mbyllura, ndërsa kemi dhe porosi të qarta për bashkësitë fetare, për organizatat e punës, komunat dhe objektet hotelierike.

Objektet hotelierike do të punojnë deri në ora 18, në vend se deri më 21 siç ishte deri tani. Qëllimi është që të durojmë edhe pak që të mos lejojmë të kemi eskalime përshkak festave. Masa e mban emrin “festo përgjegjshëm”, ndërsa qëllimi është mbrojtja nga covid”, tha Zoran Zaev.

Shpërndaje

TË NGJASHME

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.