
Banorët në Lushnjë protestë për ndotjen nga fabrika “Lufra”: S’jetojmë dot, vjen erë e keqe!


Disa banorë të fshatrave të Lushnjes kanë dalë sot në protestë para fabrikës së produkteve të qumështit “Lufra”. Banorët e fshatit Shakull dhe Goriçaj kanë shprehur shqetësimin për ndotjen dhe erën e keqe që shkaktohet nga fabrika. Ata thonë se jetesa aty është bërë e pamundur për shkak të derdhjes së produkteve të kompanisë “Lufra” në kanal. Kanali është shumë jetik për banorët, pasi me të vadisin serat që kanë ndërtuar, por derdhja e produkteve e ka bërë të pamundur.
Një nga banorët është shprehur për Faxnews:
Është bërë e pamundur jetesa këtu. Ka 20 vite që është e njëjta gjë. Vjen erë e keqe 24 orë dhe janë ndotur kanalet. Unë jam 800 metra nga fabrika dhe 25 metra nga kanali. Këta thonë mbill sera dhe pastaj ne s;kemi me çfarë t’i vadisim.