Baltë elektorale në Fier, komuniteti rom e refuzon, rrethohen me policë

27/03 18:35
Credits to Apollon TV
Baltë elektorale në Fier, komuniteti rom e refuzon, rrethohen me policë

Bashkë me fushatën zgjedhore ka nisur edhe asfalti elektoral.

Por komuniteti rom në Fier nuk ishte kaq me fat.  

Në rrugën me gropa dhe puse uji autoritetet vendore kanë hedhur grumbuj dheu për shtrim.

Teksa këta të fundit e kanë refuzuar një gjë të tillë, aty është paraqitur dhe policia.

Denoncimi është bërë nga kandidati për deputet i PD-së në këtë qark, Luan Baçi.

“Ndaloni presionet dhe manipulimet, para zgjedhore, pas 25 Prillit ligji do te jete i pa meshirshem per ju!

Jane te pa turp, jane te pa imagjinueshem dhe abuzues te pa skrupullt me pushtetin!

Ndiqeni deri ne fund videon, qe banore te ndershem te komunitetit Rom, denoncojne, talljen dhe presionin qe bene Rama dhe qeveria e tij, pak dite para zgjedhjeve!

Policia rrethon gjithe lagjen, bene presion, pasi banoret nuk e pranojne balten e talljes qe ju hedhin çdo here para zgjedhjeve!” shkruan Baçi.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.