Balla takon Ballën, çështjet që diskutuan ministri me kreun e KLP-së!

08/09 13:42
Credits to Apollon TV
Balla takon Ballën, çështjet që diskutuan ministri me kreun e KLP-së!

Ministri i Brendshëm Taulant Balla është takuar me kreun e Këshillit të Lartë të Prokurorisë Alfred Balla, teksa kanë biseduar për një sërë temash të ndryshme. Fokusi i bisedës së tyre mësohet të ketë qenë intensifikimi i goditjes së fenomenit të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Më tej gjatë takimit është diskutuar për propozimin lidhur me ashpërsimin e dënimeve ndaj veprave kriminale, të kryera brenda perimetrit të sigurisë së shkollave. Kjo gjë është vlerësuar pozitivsht nga të dyja palët. Gjatë takimit të zhvilluar mes Ministrit Balla dhe Kryetarit të KLP-së, u diskutua gjithashtu edhe për një politikë penale më të ashpër kundër zjarrvënësve. Sakaq, në vëmendje të diskutimit ka qenë dhe eficenca e Oficerëve të Policisë Gjyqësore pranë Drejtorive të Policisë, ku KLP-ja vëren mungesë stabiliteti, që shkaktohet nga lëvizjet e shumta mes radhëve të këtyre oficerëve. Edhe veprimtaria e Komisionit të Mbrojtjes së Prokurorëve, i cili drejtohet nga KLP-ja, ku ka përfaqësues të Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, ka qenë një ndër temat e trajtuara në takim.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.