
Autoriteti portual i Durrësit jep njoftimin e rëndësishëm: Tragetet drejt Barit nuk nisen në orarin e parashikuar


Autoriteti portual i Durrësit ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për qytetarët në lidhje me tragetet që do të lundronin drejt Italisë.
Për shkak të kushteve të vështira atmosferike, tragetët “AF Marina” dhe “rigel VII” nuk do të nisen drejt Barit në oraret parashikuara.
“Dispeçeria Qendrore e Autoritetit Portual Durrës informon të gjithë udhëtarët që kanë rezervuar lundrimin e tyre mbrëmjen e sotme drejt Barit(Itali), se për shkak të kushteve të motit, lundrimi i tragetit “AF Marina” dhe “Rigel VII” nuk do të bëhet në oraret e parashikuara. Agjencitë lundrimore do të marin të gjitha masat për akomodimin e udhëtarëve deri në normalizimin e kushteve të motit dhe nisjen e trageteve drejt destinacioneve përkatëse. Ju falenderojmë për mirëkuptimin”, thuhet në njoftim.