Autori vrau dy motrat! Dy fëmijët e mitur panë gjithçka, drejtori i policise jep detaje nga vrasja

31/12 11:04
Credits to Apollon TV
Autori vrau dy motrat! Dy fëmijët e mitur panë gjithçka, drejtori i policise jep detaje nga vrasja

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj ka bërë me dije detaje të tjera lidhur me vrasjen e dyfishtë që ka tronditur vendin në ditën e fundit të vitit. Në një prononcim për mediat, Jaupaj është shprehur se gjithçka ka ndodhur në prani të dy fëmijëve të mitur, të cilët fatmirësisht kanë shpëtuar pa lëndime. 

Edhe njëherë ai ka bërë apel që kushdo që sheh Përparim Telën (Ademin) të njoftojë Policinë për të bërë të mundur neutralizimin e tij nga ana e efektivëve. 
Sot në 10:12 ka ardhur një telefonatë se në Astir ka të shtëna me armë zjarri. Policia ka ardhur në vendin e ngjarjes dhe kemi konstatuar 2 viktima. Autori është bashkëjetuesi i një prej motrave. Ka gjuajtur disa herë më automatik, e ka lënë në banesë dhe është larguar në kmëbë mbrapa pallatit. Është larguar me ecje të shpejtë. Kemi dhënë fotografinë e autorit dhe kemi shpërndarë njoftimin. Grupi po vazhdon me dokumentimin e plotë të ngjarjes. Po marrim të gjitha provat dhe do të pyeten edhe dëshmitarët. Në vendngjarje ishin edhe dy fëmijë të mitur, deri në moshën 16 vjeç. Kanë dhënë dëshminë e tyre paraprake se çka ndodhur në të vërtetë,”-tha Jaupaj. 

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.