Autobusi në Gramsh doli nga rruga e përfundoi në përrua, 1 i VDEKUR dhe disa të PLAGOSUR

10/07 15:20
Credits to Apollon TV
Autobusi në Gramsh doli nga rruga e përfundoi në përrua, 1 i VDEKUR dhe disa të PLAGOSUR

Një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur, nga aksidenti i rëndë që është shënuar pak më parë në rrugën Gramsh-Kërpiç, në afërsi të fshatit Bregas.

Bëhet me dije se personi që ka humbur jetën është një djalë rreth 25 vjeç, ndërsa nuk dihet ende sa persona janë plagosur dhe sesi është gjendja e tyre.

Policia dhe autoambulanca nga qyteti i Gramshit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po u ofrojnë ndihmën e parë të plagosurve.

Kujtojmë që pak momente më parë autobusi i linjës ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një përrua, duke shkaktuar një të vdekur dhe disa të plagosur.

Pritet njoftimi i Policisë në lidhje me ngjarjen.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.