
Autobusi me turistë përplaset me makinën, 3 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Greqi, ku tre persona kanë humbur jetën dhe 40 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur në rrugën nacionale Athinë-Selanik, pranë zonës së Polikastros, ku një autobus dykatësh me targa serbe është përplasur kokë më kokë me një veturë me katër pasagjerë. Në autobus ndodheshin 78 pasagjërë, të cilët ishin turistë, teksa viktima kanë mbetur 3 pasagjerët e mjetit, ndërsa shoferi është në gjendje të rëndë.