ATHINË, AKTIVISTËT SHQIPTARË PROTESTOJNË PËR HAPJEN E KUFIJVE

09/06 19:01
Credits to Apollon TV
ATHINË, AKTIVISTËT SHQIPTARË PROTESTOJNË PËR HAPJEN E KUFIJVE

Aktivistë të komunitetit shqiptar në Greqi kanë organizuar një protestë paqësore para Parlamentit të shtetit fqinj për të kundërshtuar vendimin e qeverisë greke për shtyrjen e vazhdueshme të hapjes së kufijve dhe qarkullimit të lirë të shtetasve shqiptarë për shkak të pandemisë , gjë që sipas tyre nuk ndodh me shtetasit e vendeve të tjera të rajonit. Organizatorët kërkuan nga autoritetet greke hapjen e kufijve për shtetasit shqiptarë për të kaluar lirshëm në pikat kufitare doganore pa kufizime të numrit, lejimin e hyrjes së turistëve shqiptarë  sipas marrëveshjes Shengen, heqjen e përdorimit të deryruar të formularit të protokollit të mbërritjes në Greqi, mospërdorimin e emigrantëve shqiptarë në Greqi si shantazh për qëllimin e politikave të jashtme etj.Sipas përfaqësuesve të shoqatave  të komunitetit shqiptar në Greqi , nëse qeveria greke nuk reagon pozitivisht për realizimin e kërkesave atëherë lëvizje të radhës do të pasojnë ketë protestë deri në plotësimin e kërkesave të emigrantëve.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.