Atentati në Shkodër, vëllezërit e plagosur janë djemtë e xhaxhait të Gentian Doçit, personit të akuzuar për rrëmbimin e Jan Prengës

20/03 20:24
Credits to Apollon TV
Atentati në Shkodër, vëllezërit e plagosur janë djemtë e xhaxhait të Gentian Doçit, personit të akuzuar për rrëmbimin e Jan Prengës
Makina e vllezerve

Mbrëmjen e sotme në fshatin Bardhaj të Shkodrës u plagosën vëllezërit Hoten dhe Marjan Doçaj, pasi persona ende të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri drejt tyre.

Ata janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, ku po marrin trajtimin mjekësor, ndërkohë që mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Dy vëllezërit janë djem xhaxhallarësh me Gentian Doçin, personin që akuzohet për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës ë 17 janar 2020 në Kamëz. 

Gentian Doçi dyshohet se është njëri nga tre personat që kanë urdhëruar marrjen peng të Jan Prengës, përfshirë këtu Dritan Rexhepin nga Vlora dhe Altin Hajrin nga Shijaku.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve, ndërkohë që mësohet se dy vëllezërit nuk janë persona të proceduar penalisht më parë.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.