Atentati ndaj Edison Begajt në Vlorë, gjendet një “Benz” i braktisur në Lushnjë, brenda tij dhe një uniformë policie si e autorit

04/06 10:31
Credits to Apollon TV
Atentati ndaj Edison Begajt në Vlorë, gjendet një “Benz” i braktisur në Lushnjë, brenda tij dhe një uniformë policie si e autorit

Edison Begaj, 38 vjeç mbeti i plagosur pak ditë më parë në Vlorë si pasojë e një atentati me armë zjarri, shkruan newsbomb.al. Autori ende i paidentifikuar, ishte i veshur me uniformë policie dhe maskë të zezë në fytyrë.

Sot, disa ditë pas ngjarjes, një mjet tip “Mercedes Benz” ngjyrë blu është gjetur i braktisur në Lushnjë. Nga kqyrja paraprake e tij, brenda është gjetur dhe një uniformë policie, e ngjashme me atë që mbante veshur autori natën e atentatit.

Ngjarja e rëndë ndodhi në sy të fëmijëve të 38 vjeçarit, të cilët ndodheshin në makinë, ndërsa jashtë saj atentatori qëlloi disa herë me pistoletë babain e tyre, Edison Begaj. Fatmirësisht, ky i fudnit ka mundur të jetojë pasi plumbat e kapën në këmbë.

 

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.