
Atentat Shqiptarit në Bari të Italisë, qëllohet me 3 plumba 28-vjeçari


Një atentat me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në Bari të Italisë, ku ka mbetur i vdekur 28 vjeçari shqiptar Santino Xhyra.
Ngjarja ka ndodhur në një banesë në rrugën Petrelli në zonën e Liberta-s, ku viktima u qëllua me 3 plumba në kraharor dhe bark.
28 vjeçari u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra, ndërkohë që identiteti i tij nuk bëhet ende i ditur.
Poliia ka shoqëruar disa persona dhe ka marrë në pyetje dhe stafin e spitalit për të zbuluar nëse kishin dijeni se cili ishte autori i ngjarjes.