Atentat në Kamëz/ Shtypi pultin për të hapur makinën, shpërthen automjeti (EMRI)

09/02 10:11
Credits to Apollon TV
Atentat në Kamëz/ Shtypi pultin për të hapur makinën, shpërthen automjeti (EMRI)

Një atentat ka ndodhur në Kamëz.

Një person ka shtypur pultin për të hapur makinën dhe në atë moment ajo ka shpërthyer. Sipas njoftimit të policisë, shpërthimi dyshohet si pasojë e lëndës plasëse tek mjeti  i parkuar. Drejtuesi me iniciale Gj. M., është lënduar lehtë në këmbë pa problem për jetën.

Njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 09.02.2021, rreth orës 10:00, në Kamzë, në rrethana ende të paqarta, në momentin që drejtuesi i automjetit është afruar dhe ka shkelur pultin  ka shpërthyer, dyshohet si pasojë e lëndës plasëse mjeti  i parkuar me drejtues shtetasin Gj. M., i cili  është lënduar lehtë në këmbë pa problem për jetën.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ku vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.