
Atentat mafioz në Durrës, persona të maskuar me kamuflazh ushtarak ekzekutojnë ish-anëtarin e bandës së Lul Berishës (EMRI)

Një person ka mbetur i vdekur mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit, si pasojë e një atentati mafioz me armë zjarri.
Mësohet se viktima është shtetasi Edmond Koçi, 40 vjeç. Deri tani nuk ka një njoftim zyrtar për ngjarjen pasi ka ndodhur vetëm pak minuta më parë.
Burime nga qyteti bregdetar bëjnë me dije se Koçi është ekzekutuar nga persona të maskuar dhe me kamuflazh ushtrak.