Ata që kanë lindur mes viteve 70-90 duhet ta lexojnë patjetër këtë

03/02 22:14
Credits to Apollon TV
Ata që kanë lindur mes viteve 70-90 duhet ta lexojnë patjetër këtë

1.Kur dilnim me biçikleta nuk mbanim kokore dhe ishim te lumtur per te bere vetem nje xhiro me biciklete.

2.Pinim ujë nga tubi i çezmës dhe uleshim e beheshim qull.

3.Kalonim orë të tëra duke ndërtuar karroca me kuzhineta dhe gjenim rrugë të rrëpirta neper lagje per te luajtur.

4.Nuk kishim celularë, kështu askush nuk na gjente dot… e paimagjinueshme dhe luanim nga mengjesi deri ne darke.

5.Humbnim ndonjë dhëmb, apo vriteshium diku dhe askush nuk denonconte për këto incidente. Faji nuk ishte i askujt, faji ishte i yni dhe cdo gje kalonte shpejt.

6.Hanim bukë me vaj, bukë me gjalpë, buke me uje me sheqer dhe na shijonte pa fund.

7.Kur na binte në dorë ndonjë pije, e ndanim me te gjithe, pastaj kanacen e ruanim dhe e vendosnim te bufeja.

8.Nuk kishim playstation, xbox apo lojra te tjera kompjuterike, por ne luanim ne tulla dhe gure apo pafka hedhje ne litar e lojra te tjera te ndryshme ne natyre.

9.Dilnim, shëtisnim me biçikletë ose ecnim në këmbë deri tek shtëpia e shokut per ta thirrurr qe te luanim perjashte, sepse nuk kishte telefon.

10.Po! Dilnim atje përjashtë! Në botën e eger! Pa asnjë roje. Si ia bënim? Sajonim lojëra me shkopinj dhe topa, krijonim skuadra për të bërë një lojë qe na pelqente. Te gjithe ishim ne harmoni edhe pse si te gjithe femijet merziteshim ndonjehere porse loja ishte me e forte se merzitja dhe na bashkonte perseri te qeshur dhe te gezuar.

11.Disa studentë nuk ishin të shkëlqyer si të tjerët, dhe kur humbisnin një vit e përsërisnin. Askush nuk shkonte tek psikologu, askush nuk vuante nga probleme të vëmendjes apo hiperaktivitetit. Thjeshtë bënte pak pushim dhe përsëriste vitin.Kishim liri, dështime, suksese, përgjegjësi… dhe mësonim t’i kontrollonim.

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.