ARRSH njofton shoferët: Reshjet kanë pushuar, por temperaturat janë të ulëta! Këto janë akset ku kalohet me zinxhirë dhe goma dimri

15/02 17:46
Credits to Apollon TV
ARRSH njofton shoferët: Reshjet kanë pushuar, por temperaturat janë të ulëta! Këto janë akset ku kalohet me zinxhirë dhe goma dimri

ARRSH ka dhënë informacion për të gjithë shoferët dhe qytetarët që lëvizin me automjete në këto ditë të ftohta dimri, me situatë të rënduar në shumë akse rrugore.

Edhe pse reshjet kanë pushuar temperaturat janë të ulëta. Në rajonin verior lëvizet vetëm me zinxhirë, madje dhe pjesa qendrore e vendit ka problematika.

Përsa i përket zonës së jugut, akset janë të hapura pa prezencë bore, por kushtëzuar nga temperaturat e ulëta mjetet të pajisen me goma dimri.

Ky është apeli kryesor i ARRSH për shoferët, që të pajisen me goma dimri dhe zinxhirë, që të shmangin kështu incidente të mundshme.

NFORMACION MBI GJENDJEN E AKSEVE KOMBËTARE

Në të gjithë territorin reshjet kanë pushuar, temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta.

Kontraktorët janë në terren për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

RAJONI VERIOR

Qarkullohet me zinxhirë:

Trebisht –Doganë, Ura e Cerenecit–Klenjë, Trebisht-Doganë, Peshkopi-Qafë Drajë, Qafë Bualli-Krastë.

RAJONIO QENDROR

Qafë Thanë-Doganë tek Useku qarkullimi me një korsi, po punohet për pastrimin e plotë.

Qarkullohet me zinxhirë:

Qafë Priskë-Shëngjergj, Qafë Priskë Qafë-Mollë, Trau Djatit Teleferik, Lunik–Fushë Studë-Klenjë, Krujë-Sarisalltik, Elbasan-Gjinar,Gramsh-Kodovjat, Mollë-Grabovë.

RAJONI JUGOR

Akset janë të hapura pa prezencë bore, por kushtëzuar nga temperaturat e ulëta mjetet të pajisen me goma dimri.

Të gjithë drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.