
Arrin në pikën kritike niveli i Vjosës. Rrezikohen familjet pranë shtratit të lumit


Këtë të hënë përshkak të reshjeve të shumta të shiut orët e fundit niveli i lumit të Vjosës ka arritur në 7.2 metra pranë urës së Mifolit. Në momentin që niveli i ujit arri në 7.6 metra autoritetet japin sinjalin e alarmit në Novoselë. Shtabi i emergjencave përgjatë kësaj kohe është duke mbajtur nën monitorim situatën në këtë zonë.
Gjatë natës do jetë vendimtare situata, ndërsa autoritetet e emergjencave pritet që të bëjnë evakuimin e familjeve që gjenden pranë shtratit të lumit, të cilat mund të jenë të rrezikuara nga përmbytjet e shiut.