Arrihet marrëveshja! Patentat shqiptare do të njihen në Itali

12/03 17:53
Credits to Apollon TV

Arrihet marrëveshja, patentat shqiptare njihen në Itali.
Ashtu siç kryeministri Edi Rama e paralajmëroi, ministrja Olta Xhaçka dhe homologu i saj italian dakordësuan marrëveshjen për njohjen e patentave shqiptare në Itali.

Shefja e Ministrisë së Jashtme u prit në Itali nga Luigi Di Maio dhe pas arritjes së marrëveshjes, dolën në një konferencë të përbashkët për mediat. Xhaçka bëri me dije se nënshkrimi i marrëveshjes do të bëhet në Tiranë gjatë javës tjetër.
“Arritëm marrëveshjen për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit, me qëllim konvertimi. Nënshkrimi i marrëveshjes javën e ardhshme në Tiranë mes strukturave përgjigje. Veprime konkrete si ky, ofron një impakt konkret për qytetarët. I shpreh Di Maios dhe qeverisë italiane mirënjohje për solidaritetin dhe kontributin e dhënë”, tha Xhaçka.
Ministrja Xhaçka theksoi më tej se duhet të nxitet bashkëpunimi ekonomik dhe shkëmbimet tregtare të dy vendeve, ndërsa vlerësoi mbështetjen e Italisë për procesin integrues të Shqipërisë.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.