Arrestohet shoferja në Vlorë, u përplas me murin dhe vdiq shoqja pasagjere, Prangoset dhe 19 vjeçari që goditi për vdekje policin (EMRAT)

27/01 9:05
Credits to Apollon TV
Arrestohet shoferja në Vlorë, u përplas me murin dhe vdiq shoqja pasagjere, Prangoset dhe 19 vjeçari që goditi për vdekje policin (EMRAT)

Silvana Muho, 22 vjeçe, është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi mbrëmjen e djeshme ka shkaktuar aksidentin në rrugën Vlorë-Fier, ku mbeti e vdekur shoqja e saj, 23 vjeçarja Anxhela Çapo.

Sipas njoftimit, nga veprimet hetimore ka rezultuar se në drejtim të mjetit nuk ka qenë shtetasja Anxhela Çapo 23 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në vendngjarje, por shtetasja Silvana Muho 22 vjeçe.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i drejtueses së mjetit, Silvana Muho, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Kujtojmë se, mbrëmjen e djeshme duke drejtuar mjetin tip Hyundai, kjo shtetase ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin rrethues të rrugës.

Për pasojë, nga përplasja e fuqishme ka ndërruar jetë shoqja e saj, 23 vjeçarja Anxhela Çapo.

Gjithashtu, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Veliu, 19 vjeç. 

Ky shtetas më datë 25.01.2021, duke drejtuar automjetin e markës “BMW” është përplasur me automjetin e markës “Benz”, dhe si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i automjetit “Benz”, polici Nuri Malaj 53 vjeç. Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.