Arrestohet Albert Zaja, dyshohet se vrau Shkëlzen Kastratin në Fier, i sekuestrohet një armë zjarri

Policia ka arrestuar ditën e sotme Albert Zajën, i cili dyshohet se është autori i atentatit ku mbeti i vdekur Shkëlzen Kastrati në qytetin e Fierit.
Ngjarja ndodhi në datën 1 shkurt, ku 41 vjeçarit Shkëlzen Kastrati iu bë atentat teksa ushëtonte me makinën e tij në zonën e rrethrrotullimit të Sheqit. Ai u qëllua me 2 plumba që i morën jetën.
Mësohet se Zaja është arrestuar në Nikël të Fushë Krujës, ndërkohë që i është sekuestruar edhe një armë zjarri që mbante me vete.
Mësohet se Zaja është shoqëruar nën masa të rrepta sigurie në Drejtorinë e Policisë në Tiranë.